“Futbolli anglez më përshtatet më shumë se ai italian”, Zaniolo: Në Serie A vetëm taktikë!

by admin
Spread the love

Pas eksperiencës së shkurtër në Turqi te Galatasaray, Nicolo Zaniolo iu bashkua këtë verë Aston Villas në Premier League.

Italiani ka nisur të fitojë gjithnjë e më shumë minuta në skuadrën e trajnerit Unai Emery ndërsa së fundmi shprehet me siguri se për kualitetet e tij, futbolli anglez i përshtatet më shumë se ai italian ku mendohet më shumë për aspektin difensiv.

“Ishte një verë pak e çuditshme për mua, sepse fillimisht te Galatasaray më lajmëruan se isha pjesë e projektit dhe se do të luaja në Champions League. Por, më pas ishte Monchi që më telefonoi dhe më foli për mundësinë e kalimit te Aston Villa. Nuk e mendova dy herë sepse e konsideroj si një mundësi të madhe të luajturit në Premier League.

Edhe te Galatasaray e kuptuan që Aston Villa ishte një shans për mua dhe kështu u transferova në Angli. Këtu mund të them me siguri se infrastruktura është më e zhvilluar se në Itali dhe është një tjetër futboll.

Në Itali ka më shumë taktikë, studim të kundërshtarit ndërsa në Angli luhet një futboll më dinamik. Për karakteristikat e mia mendoj se futbolli anglez më përshtatet më shumë se ai italian. Sapo mbërrita këtu e kuptova menjëherë rëndësinë dhe historinë e një klubi si Premier League dhe ula kokën për të punuar”, u shpreh Zaniolo./Supersport


Top Channel

You may also like