FUTBOLL – Caktohen çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love

ZYRIH, 11 mars /ATSH-AA/ – Raundi i 1/16 së finales në UEFA Ligën e Kampionëve do të përfundojë me 4 ndeshje.

Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, të martën dhe të mërkurën (12-13 mars) do të luhen ndeshjet e fundit kthyese dhe do të caktohet çerekfinalistët e fundit.

Shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale do të hidhet të premten më 14 mars në qytetin Nyon të Zvicrës.

Deri më tani në Ligën e Kampionëve Manchester City, Real Madrid, Bayern Munchen dhe PSG arritën të kualifikohen në çerekfinale.

Programi i ndeshjeve që do të zhvillohet në orën 21:00 është si në vijim:

E martë:

Arsenal (Angli) – Porto (Portugali) (0-1)

Barcelona (Spanjë) – Napoli (Itali) (1-1)

E mërkurë:

Atletico Madrid (Spanjë) – Inter (Itali) (0-1)

Borussia Dortmund (Gjermani) – PSV (Holandë) (1-1)  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like