Fushë-beteja e luftimeve të përgjakshme/ Luftëtarët e Grupit Wagner fillojnë tërheqjen nga Bakhmut

by admin
Spread the love

Luftëtarët e Grupit Wagner kanë filluar të tërhiqen nga qyteti lindor i Bakhmut, thotë themeluesi i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin.

Grupi kishte thënë tashmë se do të largohej nga qyteti pasi Rusia kishte marrë kontrollin e plotë të Bakhmut të shtunën, çka është mohuar me forcë nga Kievi zyrtar.

Përmes një video-mesazhi të postuar në Telegram, Prigozhin shihet duke qëndruar pranë një tanku dhe duke shtrënguar duart me një grup burrash.

Anëtarët e Wagner kanë qenë thellësisht të përfshirë në luftimet e ashpra për Bakhmutin, një prej betejave më të gjata dhe më të përgjakshme në luftë deri më tani. Të dy forcat ruse dhe ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha dhe imazhet satelitore të qytetit tregojnë shkallën e shkatërrimit të lënë nga luftimet. Por disa analistë sugjerojnë se tërheqja e grupit mund t’i lërë të prekshme forcat ruse.

Analisti ushtarak Sean Bell thotë se ka potencial që ushtarët e Kievit të përfitojnë nga tranzicioni rus për të rrethuar qytetin.

“Kjo do t’i linte forcat ruse shumë të cenueshme, pasi infrastruktura e kufizuar kishte mbetur për të mbështetur forcat në qytet”- parashikon Bell, duke shtuar se:“ndoshta nuk kemi dëgjuar ende të fundit të betejës për Bakhmut”.


Top Channel

You may also like