Fushata zgjedhore në Greqi, debati televiziv midis 6 liderëve politikë

by admin
Spread the love

Dhjetë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, 6 liderët e partive parlamentare u vendosën mbrëmjen e së mërkurës përballë gjashtë gazetarëve të kanaleve më të mëdha të vendit në të ashtuquajturin debat politik të organizuar nga televizioni publik ERT në ambientet e tij në Athinë.

Brenda një kohe të kufizuar secili prej tyre ka pasur mundësinë tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në gjashtë seksione tematike: ekonomia zhvillimi dhe punësimi, politika e Jashtme dhe mbrojtja, shteti, institucionet dhe transparenca, shëndetësia, arsimi dhe mirëqenia, mjedisi dhe energjia, brezi i ri.

“Pas dhjetë ditësh kemi zgjedhje kombëtare dhe si në të gjitha zgjedhjet, qytetarëve do t’u kërkohet të marrin një vendim vendimtar për të ardhmen e tyre: nëse do të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën e rritjes dhe prosperitetit apo nëse do të kthehemi tek e kaluara që besoj se shumica prej nesh duan ta harrojnë“, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, lideri i “Demokracia e Re”.

Pika më e fortë e ndërhyrjes, sipas analistëve, për liderin e opozitës Aleksi Tsipra ishte referimi i skandalit të përgjimeve.

“Ndihem në siklet. Jam ulur mes dy protagonistëve të skandalit më të madh pas vendosjes së demokracisë në vend. Midis zotit Mitsotakis që përgjonte zotin Androulakis. U pyet sot kryeministri dhe tha “sqarimet që dhashë nuk ishin të mjaftueshme”. Epo, le ta sqarojë sot. A kishte ndonjë arsye kombëtare pse z. Androulakis(lideri i Pasokut) po përgjohej? Kush ishte kjo? Është një spiun, i rrezikshëm kombëtar edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë që u përgjua edhe ai”, pyeti Aleksis Tsipras.

Për gati 180 minuta megjithë përpjekjet dhe pozicionimet ,disa të qarta e disa jo, shumica e mediave vendase theksojnë se askush nuk doli fitues apo humbës në mënyrë absolute nga debati i djeshëm, pas një procesi që u quajt steril, megjithëse partitë opozitare vlerësojnë se diçka morëm më shumë se lideri i qeverisë që sipas tyre ishte më i përmbajtur.

Ndërsa audienca televizive tregoi se ishin më të shumtë ata që ndoqën ndeshjen e Champions League, beteja politike për zgjedhjet e 21 Majit vazhdoi më tej në mediat sociale.


Top Channel

You may also like