Fundjava sportive në Oversport: Nis me Tirana-Teuta dhe kulmon me Milan-Napoli

by admin
Spread the love

Fundjava sportive në Oversport dhe Tibo do të sjellë për shikuesit shumë sfida interesante si në futbollin shqiptar edhe në atë italian.

Abissnet Superiore do të nisë nesër me sfidën Tirana-Teuta në orën 16:00. Të shtunën do të luhen 2 sfida të kampionatit shqiptar, ndërsa të dielën Vllaznia-Kastrioti. Java e pestë mbyllet të hënën me suerndeshjen Kukësi-Partizani.

Java e shtatë e Serie A është e ndarë në tre ditë. Të premten luhet ndeshja Salernitana-Lecce. 3 sfida do të luhen të shtunën, ndërsa të dielën edhe 6 takime të tjera. Spikat superndeshja mes Milanit dhe Napolit që do të luhet mbrëmjen e së dielës.

Në tre ditë do të luhet edhe java e tretë e Kategorisë së Parë. Nga e shtuna e 17 shtatorit deri të hënën. Dinamo-Burreli dhe Lushnja-Besëlidhja janë dy takimet që mund të ndiqni live në Oversport dhe Tibo.

You may also like