Fundi i një epoke, Ançeloti bën të qartë të ardhmen e Modriç: Nuk e di nëse do qëndrojë si zëvendësues

by admin
Spread the love

Karrierës së Luka Modriç në radhët e Real Madrid po i vjen fundi.  Këtë në mënyrë indirekte e ka pranuar edhe Karlo Ançeloti në konferencën e fundit për mediat. Ai ka bërë të qartë se për kroatin do të jenë të pakta hapësirat si titullar në këtë edicion dhe në vijim ndaj do të jetë e vështirë që mesfushori të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tij që ka nisur në cikël me të rinj.

Futbollisti 38-vjeçar është në muajt e fundit të kontratës me Real Madrid, por duket se është ndër ata që nuk do të vendosin për rinovimin pasi roli i tij do të jetë minimal në krahasim me Naço apo Kros.

 

“Gjithçka është në dorën e tij, varet nga ai, ashtu si për Naço dhe Kros. Ai është një djalë i mirë, shumë i përulur, unë e adhuroj. Por nuk e di nëse dëshiron që të qëndrojë në klub në rolin e zëvendësuesit.

Si mund ta ndihmoj? E vështirë ta them… Unë e kuptoj se çfarë do të thonë disa gjëra. Unë e kuptoj Lukën nëse është i trishtuar por ky nuk është fundi për të. Kështu e mendon e gjithë bota, përveç tij! Ai ka ende aftësi dhe energji, nuk është fundi i karrierës së tij… Shihni cilësinë që ka!”, tha Ançeloti para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like