“Fundi i fuçive po duket”/ Zyrtari i NATO-s: Furnizimet perëndimore të municioneve, drejt përfundimit

by admin
Spread the love

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s ka paralajmëruar se fundi “i fuçisë” tani është i dukshëm kur bëhet fjalë për furnizimet e municioneve nga vendet perëndimore për Ukrainën.

BBC raporton se admirali Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të aleancës, i tha Forumit të Sigurisë në Varshavë se vendet duhet të “rrisin prodhimin” e stokut ushtarak.

Admirali Bauer tha se disa vende të NATO-s kishin dërguar furnizime në Kiev pavarësisht se depot e tyre ishin më pak se gjysmë të mbushura.

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey gjithashtu i tha forumit se furnizimet perëndimore “po dukeshin pak të holla”, pasi ai u kërkoi anëtarëve të NATO-s të angazhoheshin për 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje.

Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në luftë sonte dhe nesër dhe pasnesër dhe pas pasnesër”, tha ai.


Top Channel

You may also like