FSK institucioni më i besuar nga qytetarët, Mehaj: Pasqyrim i zbatimit të objektivave me përkushtim të lartë

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, u shpreh mjaft i lumtur me vlerësimin nga qytetarët për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si institucioni më i besueshëm.

Mehaj tha se ky është pasqyrim i ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.

“Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Mehaj.

Sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, FSK-ja renditet e para nga qytetarët për nga besueshmëria.

83 për qind e tyre mendojnë që ushtrisë së Kosovës i takon ky epitet.

You may also like