‘Fshesë’ te Chelsea, priten të largohen 7 lojtarë

by admin
Spread the love

Chelsea janë duke planifikuar të largojnë shtatë lojtarë nga klubi pasi trajneri Mauricio Pochettino po bënë përpjekje për ta transformuar klubin në një kandidat serioz për titull.

Chelsea pësoi humbjen e shtatë brenda 16 ndeshjeve në Ligën Premier të dielën, pasi humbën ndaj Evertonit në “Goodison Park” me rezultat 2-0.

Kjo humbje bëri që “Blutë e Londrës” të pozicionohen në pozitën e 12-të në renditje, më poshtë se rivalët e qytetit Fulham dhe Brentford, andaj kjo ka bërë që Pochettino të marrë kritika të ashpra nga tifozët.

Emra si Noni Madueke, Trevoh Chalobah, Armando Broja, Marc Cucurella, Axel Disasi, Ian Maatsen dhe Malo Gusto janë në mesin e lojtarëve që po thuhet se do të jenë në dispozicion për shitje.

Tekniku 51-vjeçar ka thënë pas ndeshjes me Evertonin se klubi ka nevojë për blerje të reja sa po afati i janarit të hapet, ani pse Chelsea ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro që prej se Todd Boehly mori në pronësi ekipin.

Përkundër presionit në rritje për Pochettinon, ai përsëri gëzon mbështetjen plotë të bordit drejtues të cilët janë të gatshëm të kalojnë nëpër kohëra të vështira për të kompletuar projektin e tyre nën urdhrat e argjentinasit.

“Futbolli ka të bëjë me shënimin e golave dhe ne nuk ishim aq të mirë para portës. Unë jam shumë, shumë i zhgënjyer. Ne nuk morëm pikët që merituam. Mendoj se ishim më të mirë por nuk morëm atë që deshëm. Ne duhet të bisedojmë dhe të tentojmë të përmirësohemi në afatin e ardhshëm kalimtar”, kishte thënë Pochettino pas sfidës me Evertonin.

Deri në hapje të afatit kalimtar të janarit, Chelsea do të zhvillojë edhe pesë ndeshje tjera me shpresën për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.

You may also like