Fshati egjiptian që humbi rreth 100 njerëz nga katastrofa në Libi (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën 70 burra nga fshati egjiptian al-Sharif në provincën Beni Suef njoftohet se kanë vdekur në Derna të Libisë, nga tragjedia e padëgjuar e përmbytjeve që ndodhën atje.

Video të publikuara nga mediat e ndryshme tregonin dhjetra ambulanca të verdha me trupa viktimash që vinin në fshatin egjiptian rreth 100 km në jug të kryeqytetit Kairo, duke sjelle emigrantet qe punonin e jetonin ne Libi.

Fshatarë të shumtë rrethonin ambulancat teksa klithma dhimbjeje te te afermve shponin ajrin.

Dje autoritetet në Libi thanë se trupat e 145 egjiptianëve që vdiqën në përmbytje, janë transportuar në anën tjetër të kufirit.

Mediat egjiptiane thonin se të paktën 75 prej tyre ishin nga al-Sharif.

Egjipti ka dërguar tre avionë transportues në Libi me ndihma mjekësore, tenda dhe grupe personeli shpëtimi, njoftonte ushtria egjiptiane.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi Camps njoftonte se kampe janë ngritur në rajonin perëndimor bregdetar pranë kufirit me Libinë “për të strehuar vëllezërit tanë libianë që kanë humbur shtëpitë, shkruante e përditshmja zyrtare egjiptiane Al-Ahram.

Presidenti “ofronte ngushëllime për familjet e qytetarëve egjiptianë që kishin vdekur në Libi”, dhe se kishte urdhëruar dërgimin e ndihmave urgjente për të prekurit.

Të dielën përmbytja në lindje të Libisë ka shkatërruar qytetin e Derna e duke vrarë rreth 20 000 njerëz.

Dy diga u shembën nga ujërat duke bërë që lumi Wadi Derna të vërshonte mes qytetit duke marrë përpara blloqet e banimit dhe njerëzit që banonin në to.

Deri tani 5,100 vdekje janë konfirmuar  teksa mijëra njerëz janë detyrua të zhvendosen.