FSB ruse ka arrestuar 11 të dyshuar për sulmin në Moskë

by admin
Spread the love

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) thotë se ka arrestuar 11 të dyshuar, duke përfshirë katër të cilët thotë se janë “drejtpërdrejt” të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në sallën e koncerte “Crocus City Hall”.

Mediat shtetërore, RIA dhe TASS raportojnë se kreu i FSB-së ia kishte raportuar lajmin drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili ende nuk i është drejtuar popullit rus pas sulmit.

“Drejtori i FSB-së i raportoi Putinit për ndalimin e 11 personave, përfshirë katër terroristë që morën pjesë në sulmin terrorist në Crocus City Hall, raporton shërbimi i shtypit i Kremlinit”, njoftoi TASS.

Kujtojmë se Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i personave të vrarë tanimë është më shumë se 93 ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për vrasjet. /SHENJA/

MARKETING



You may also like