‘Fryni era, u çel llamarina’ – zjarrfikësit dalin në vendngjarje (VIDEO)

by admin
Spread the love

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Prishtinë.

Si pasojë e erës së fuqishme, çatia e një ndërtese në sheshin “Zahir Pajaziti”është dëmtuar.

Shqip i ka kontaktuar zjarrfikësit për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast, me ç’rast ka mësuar se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Po, një llamarinë është dëmtuar nga erërat e forta dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes në mënyrë që ta evitojnë rrezikun për qytetarët”, ka thënë komandanti në Brigadën e Zjarrfikëse të Prishtinës, Malë Gashi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like