Frymëmarrje për Egnatian, fitorja e parë vjen ndaj Skënderbeut rival

by admin
Spread the love

Egnatia ka marrë fitoren e parë për këtë vit në Abissnet Superiore, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun rival për mbijetesë. Me këto tre pikë rrogozhinasit barazohen me pikë me Dinamon dhe ngjiten në vendin e shtatë për momentin, me 3 pikë më shumë se korçarët.

Fatet e kësaj ndeshjeje u vendosën nga dy brazilianë. Fillimisht Berisha lëshoi një sinjal nga Skënderbeu, kurse më pas Duranski dhe Agbekpornu provuan nga distanca, por pa shënjestrën e duhur.

Egnatia festoi në minutën e 15-të, kur portieri Rexhepi nuk e kontrolloi topin e gjuajtur nga Ilirid Ademi. Pedro Augusto nuk fali brenda zone dhe shënoi, duke i dhënë epërsinë vendasve.

Skënderbeu iu afrua goli të barazimit me anë të Dejan Shehit, me një goditje me kokë pas një goditjeje këndi. Më pas edhe Elvi Berisha u shfaq rrezikshëm në zonë, por goditi keq.

Pjesa e parë u mbyll me një tentativë të Ilir Allmuçës, që përfundoi jashtë. Skënderbeu u mundua të barazonte dhe ishte i rrezikshëm në goditjet standarde. Vitija me kokë ishte ai që provoi për korçarët.

Ilirid Ademi iu afrua golit të dytë për Egnatian, por goditi pak mbi tra. Vulën kësaj ndeshjeje ia vuri braziliani Jackson, i cili pas një aksioni model goditi në hyrje të zonës dhe topi shkoi në shtyllë e në rrjetë, pa i lënë asnjë mundësi portierit Rexhepi.

Abissnet Superiore – JAVA 21
Egnatia-Skënderbeu 2-0
Shënues:
Pedro Augusto 15’, Jackson 76’

/ oversport.tv

You may also like