Frrok Çupi zbulon se çfarë ndodhë nëse Berisha merr pushtetin

by admin
Spread the love

I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë analisti politik Frrok Çupi. Gjatë fjalës së tij Çupi ka komentuar sjelljen dhe lëvizjet politike të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai është shprehur se Berisha është njeri, i cili e bën të keqen deri në fund, por sipas tij kjo gjë nuk e rrezikon Shqipërinë.

Ai ka vijuar më tej duke folur me tonë të ashpra duke thënë se Berisha është një njeri i dhunshëm.

“Sali Berisha është njeriu që e bën të keqen deri në fund. Edhe po të jetë në grahmën e fundit.

Por, kjo e keqe nuk rrezikon Shqipërinë. Këto që thotë Berisha janë parrulla lufte dhe terrori. Mesiguri kjo është një gjë e pavlerë dhe ai e di këtë gjë. Tani që Berisha e ndjen vetën të abandonuar i ngre tonet dhe i çon deri aty ku nuk arrin dot.

Berisha është i njëjtë. Berisha nuk është as komunisit as anti komunis, as demokrat as anti demokrat ai është një njeri i dhunshëm, dhe kur ka pushtet në dorë manifeston dhunë.”– tha Frrok Çupi.

Gjithashtu Çupi ka komentuar edhe marrëveshjen mes Metës dhe Berishës, duke u shprehur se të dy janë duke bërë sikur po bëjnë politikë.

“Nuk ka rrugë tjetër Meta, gjithashtu dhe Berisha. Ata janë që të dy pa asnjë shpresë dhe vlerë për demokracinë. Ata do të shtyjnë ditët dhe do të bëjnë sikur bëjnë politikë.”– shtoi Çupi.

You may also like