Fronti Evropian zgjedh Bujar Osmanin president: Marrëveshje mbipartiake të mos ketë garë politike për kushtet e BE-së

by admin
Spread the love




Në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropian, u zgjodh edhe presidenti i shtetit, Bujar Osmani.
Bujar Osmani tha se ai nuk ka qenë kandidat i një partie, por kandidat i të gjitha komuniteteve të cilat kanë ëndërruar për një shtet të mundësive të barabarta.
“Dhe zgjedhja ime për president është realizimi i ëndrrës së kamotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet”, deklaroi Bujar Osmani, shkruan SHENJA.
Osmani tha se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik. AI kërkoi që të ketë konsensus për cështjen e kapitujve dhe negociatave me BE.
“Nuk ka më dallime pozitë opozitë. Për shkak se rregullativat e BE-së janë të panegociueshme dhe nuk ka arsye të ketë dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativa. Andaj si president kërkojë një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdon për çfarëdo teme tjetër por jo për plotësimin e kushteve për intergim në BE dhe jo për ligjet që dalin nga marrëveshja kornizë ekonomike që do garanton standard jetësor për njerëzit”, tha Osmani.

MARKETING





You may also like