Fronti Europian hap shtabin në lagjen Migjeni në Tetovë

by admin
Spread the love

Fronti Europian hapi sot Shtabin zgjedhor në lagjen Migeni në Tetovë. Të pranishmëve iu drejtua kryetari i PDSH Menduh Thaçi, Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti dhe kandidati për President, Bujar Osmani.

Menduh Thaçi potencoi se me këto zgjedhje ne u japim sinjal aleatëve tanë se jemi të përcaktuar drejt një horizonti të përbashkët andaj duhet të mos hezitojmë për përkrahjen ndaj synimeve të qarta.

“Kandidati jonë ka kundërkandidat, Bujar Osmani është doktor, kirurg, e njof afërsisht 30 e diçka vjet, është njeri serioz, është profesionist i mirë, e njeh si funksionon shteti dhe për shqiptarët shumë e rëndësishme e njeh si funksionon bashkësia ndërkombëtare. Është meritor padiskutim meritor për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë në botë, në veçanti edhe imazhit të shqiptarëve në përgjithësi. Nuk është punë e vogël kjo. Diplomati i parë më i njohur shqiptar, Faik Konica ka qenë i njohur për këtë dhe kjo mënyrë e këtyre diplomatëve është shumë e rëndësishme. Unë besoj se z. Bujar Osmani do të krijojë një epërsi të jashtëzakonshme në këto zgjedhje. Kush është kundërkandidat i Bujar Osmanit? Arben Taravarin e njoh shumë pak, ndoshta ka qenë edhe anëtar i PDSH-së, por problemi është ky, pa ofendime, pa degradime, megjithatë, një njeri, një komb, një shoqëri që mundohet të vjedhë identitet ai ka mungesë të identitetit. Tentimi i tij për të vjedhë identitetin e PDSH-së flet për karakterin e tij. E dyta, ju lutem para se të voton për Bujarin dhe Arben Taravarin vetëm duhet t’ju kujtohet pamja e Arben Taravarit kur doli prej takimit me Apasievin dhe Mickoskin dhe tha kemi 61”, tha Thaçi.

Bujar Osmani ka përshëndetur të pranishmit duke u zotuar se do të nderojë këtë respekt me gjithë qenien e tij.

“Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. Vendi gjendet para një udhëkryqi historik, këto zgjedhje janë betejë mes konceptit të integrimit dhe konceptit të integrimit karshi konceptit të izolimit, konceptit të bashkëjetesës karshi konceptit të urrejtjes dhe konfliktit, konceptit të progresit karshi konceptit të kthimit mbrapa dhe këtë dua ta dëshmoj sepse jam njeri që kam qasje në informacione të cilat janë që nuk i ka edhe publiku. Para 30 minutave lëshova një kumtesë në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe paralajmërova se mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova gjithë njerëzve tanë nëse janë në Lindje, diku afër Iranit apo Izraelit ta lëshojnë sa më shpejt atë zonë pasi paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjërë atje. A e dini se cka do të thotë një konfikt i madh në Lindjen e Mesme bashkë me agresionin rus në Ukrainë, kjo do të thotë se asnjëherë nuk kemi qenë më afër Luftës së Tretë Botërore. Fronti për Europë është përgjigje për kërcënimin më të madh që i ndodh botës, mund ti ndodhë Ballkanit, por mund ti ndodhë edhe Maqedonisë së Veriut. Ne kemi dy oferta alternative në këto zgjedhje, kemi ofertën e Frontit Europian që ofron anëtarësim në Bashkimin Europian në pesë vitet e ardhshme deri në vitin 2030 dhe kemi ofertën e nacionalizmit që kërkon 61 deputetë për të na përjashtuar ne nga vendimmarrja”, theksoi Osmani.

Faton Ahmeti e ka elaboruar arsyen e themelimit të Frontit Europian, si bashkim komunitetesh rreth misionit të integrimit europian dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij fronti.

“Pse Fronti për Europë në këtë moment? Pse partitë politike, pse liderët politik edhe dallimet që kishin ndërmjet vete për ta krijuar Frontin Europian pikërisht në këtë kohë? Ne kemi dëshmuar si shqiptarë se saherë që rrezikohet ekzistenca për sa i përket kombësisë, për sa i përket asaj që është kombëtare, patriotike, ne dijmë ti tejkalojmë dallimet,, ne dime ti lëmë anash hatërmbetjet dhe të bëhemi bashkë në një front për ta ruajtur kursin e vërtetë, njëherë në aspektin kombëtar e pastaj për ta ruajtur kursin e vërtetë të shtetit tone, kursin properëndimor. Fronti Europian në këto zgjedhje ka fatin të ketë kandidat, unë shpesh nëpër tubimet e them, një kandidat të lehtë për ta prezantuar, një kandidat të lehtë për të bërë fushatë, ministrin tonë të Punëve të Jashtme, Dr. Bujar Osmanin, i cili në të gjitha nivelet ku e ka përfaqësues shteti ka ditur që me dinjitet, me profesionalizëm të jetë i pari”, potencoi Ahmeti.

MARKETING



You may also like