Frikë te futbollistët e City, avioni nuk ulet dot në Manchester prej erës

by admin
Spread the love

Manchester City triumfoi mbrëmjen e djeshme kundër Sporting Lisbone në Champions dhe gjatë fluturimit në kthim kanë pasur probleme.

Ato janë shkaktuar nga erërat e forta në Manchester dhe ka qenë e pamundur që avioni të ulej aty. Kjo normalisht ka shkaktuar disi frikë te futbollistët dhe stafi që po fluturonte drejt Anglisë.

Gjithsesi tashmë të gjithë janë qetësuar, pasi fluturimi devijoi dhe avioni është ndaluar i sigurt në Liverpool. / oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like