FRANKFURT – Lufthansa dëshiron të blejë linjën ajrore italiane Ita Airways

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 18 janar /ATSH-DPA/ – Kompania gjermane Lufthansa dëshiron të blejë linjën ajrore italiane Ita Airways.

Ajo i ka paraqitur një ofertë qeverisë italiane për një pakicë të aksioneve në pasardhësin e Alitalia, deklaroi  nga Frankfurti grupi gjerman i linjës ajrore.

Si pronar i vetëm, shteti italian tani duhet të mendojë nëse do të hyjë në negociata ekskluzive me Lufthansa për një marrëveshje blerjeje përfundimtare.

ITA u prezantua në tetor 2021 si një pasardhëse e reduktuar ndjeshëm e Alitalia, e cila më në fund duhej të dilte nga biznesi gjatë krizës së koronavirusit, pavarësisht se mori shuma të mëdha ndihme shtetërore.

Ita ishte tërësisht me humbje që në fillim dhe duhej të mbështetej edhe nga shteti. Me rreth 4 000 punonjës dhe 66 avionë, ajo ka një pjesë të tregut prej rreth 20% në vendin e saj.

Oferta për aksionet e kompanisë do të mbyllej të mërkurën mbrëma. Fillimisht ishte e paqartë nëse një tjetër ofertues do të mbetej në garë.

Kohët e fundit, negociatat me investitorin financiar Certares përfunduan pa rezultat, kryesisht për shkak se qeveria italiane dëshiron t’i shesë aksionet e ITA vetëm tek linjat ajrore.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBegaj: Shqipëria, faktor paqeje në rajon

You may also like