FRANKFURT – Bundesbank: Rritje e mëtejshme e normës së interesit në eurozonë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FRANKFURT, 8 nëntor /ATSH-DPA/-Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel po kërkon rritje të mëtejshme të normave të interesit në eurozonë në luftën kundër inflacionit të lartë.

“Rritje të mëtejshme të normave të interesit janë të nevojshme për të rikthyer normën e inflacionit në 2%”, deklaroi sot Nagel, gjatë nje fjalimi në fillimin e një simpoziumi të bankës qendrore, në Frankfurt.

Prej muajsh, norma e inflacionit ka qenë mbi objektivin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Sa më gjatë të mbetet i lartë inflacioni, aq më e vështirë do të jetë për politikën monetare të rivendosë stabilitetin e çmimeve.

“Kjo do të rriste rrezikun e rrënjosjes së inflacionit në një nivel të lartë në afat të mesëm”, tha Nagel.

“Kjo është arsyeja pse Këshilli Drejtues i BQE-së duhet të vazhdojë me këmbëngulje të çojë përpara normalizimin e politikës monetare, edhe nëse masat e ndërmarra dëmtojnë zhvillimin ekonomik”, tha Nagel.

Për muaj të tërë, rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve ka nxitur inflacionin. Në tetor, çmimet e konsumit në eurozonë ishin 10,7% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në Gjermani, norma e inflacionit u rrit në 10,4% në tetor.

“Norma e inflacionit në Gjermani ka të ngjarë të mbetet e lartë edhe në vitin e ardhshëm”, tha Nagel. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like