Francë, vdes zjarrfikësi 24 vjecar! Macron takohet me krerët e bashkive

by admin
Spread the love

Presidenti francez, Emmanuel Macron takohet sot me kryebashkiakët e qyteteve të cilat kanë qenë dëshmitarë të trazirave që kanë pushtuar disa pjesë të vendit pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel M. nga një efektiv policie.

Në përpjekje për të fashitur protestat e dhunshme që kanë përfshirë qytetet kryesore të Francës për pesë netë rresht, Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin njoftoi se 45,000 oficerë policie dhe xhandarë do të dislohen në mbarë vendin. Në të njëjtën kohë, tronditi lajmin se një zjarrfikës 24 vjecar kishte humbur jetën në lagjen veriore të Parisit, Saint-Denis, teksa luftonte me flakët në një parkim tokësor.

Departamenti i zjarrfikësve megjithatë nuk e ka lidhur ende këtë vdekje me rrëmujat e dhunshme të këtyre ditëve. Përplasjet mes protestuesve kryesisht të rinj dhe policisë kanë ngritur shumë pikëpyetje. Krahas përmasave të mëdha të dhunës dhe vandalizmave në pyetje janë edhe shkaqet. Sa ka të bëjë vdekja e Nahelit dhe indinjata e njerëzve që kanë dalë në rrugë, me racizmin sistematik të shoqërisë franceze? Nuk kanë munguar edhe paralelet me të shkuarën koloniale të vendit.

Macron e quajti vrasjen e Nahelit “të pafalshme” dhe “të pashpjegueshme”. Por Crystal Fleming, profesore e sociologjisë në Universitetin Stony Brook në Nju Jork, nuk pajtohet me këtë: “Nuk është e pashpjegueshme,” i tha ajo DW. “Nuk është mister. Është racizmi.” 17 vjecari i vrarë ishte me origujinë nga Algjeria. Franca ka qenë një nga fuqitë më të mëdha koloniale të Evropës.

Prej shekullit të 16-të e deri në vitet 1970, elitat politike e quanim “mision civilizues” shfrytëzimin me forcë të vendeve dhe territoreve në të gjithë botën. Sidomos roli i Francës në Algjeri, ka mbetur një temë shumë e ndjeshme. Vendi i Afrikës së Veriut u kolonizua fillimisht në vitin 1830 dhe më pas u integrua në territorin kombëtar francez. Kur Algjeria rifitoi pavarësinë e saj, shpërtheu një luftë brutale që mori qindra mijëra jetë, kryesisht algjeriane, dhe që përfundimisht çoi në fundin e sundimit francez në vitin 1962.

Në Francë ende edhe sot të rinjtë me ngjyrë, që  perceptohen si zezakë ose arabë kanë njëzet herë më shumë gjasa të ndalohen nga policia. Shumë prej tyre jetojnë ne periferi të zonave metropolitane si Parisi, Marseja dhe Lioni.


Top Channel

You may also like