FRANCË- Macron njofton ligjin e ri mbi eutanazinë

by admin
Spread the love



PARIS, 11 mars /ATSH/ – Presidenti francez Emmanuel Macron do të paraqesë një projekt-ligj për vdekjen e asistuar në parlament në muajin maj.

Presidenti Macron deklaroi se ‘’legjislacioni i ri do të kufizohet vetëm për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, të cilët pritet të vdesin në një periudhë afatshkurtër ose afatmesme” si dhe ata që ‘’vuajnë nga dhimbje fizike ose psikologjike të patrajtueshme”.

Masa mund ta bëjë Francën vendin e ardhshëm evropian që legalizon eutanazinë për pacientët me sëmundje terminale.

Deri më tani, një ligj francez i vitit 2016 i lejon mjekët të mbajnë pacientët me sëmundje terminale të qetësuar para vdekjes, por nuk lejojnë asistimin e vetëvrasjes dhe eutanazisë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRUSI – Peskov: Të gatshëm për të biseduar për Ukrainën pas deklaratës së papa Françesku


You may also like