FRANCË – Kufizohen çmimet e energjisë elektrike për bizneset e vogla në 2023

by admin
Spread the love

PARIS, 7 janar /ATSH-DPA/- Në Francë, kostot e energjisë elektrike do të kufizohen këtë vit për kompanitë mikro, nëse ato përmbushin disa kritere, sipas ministrit të Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Furnizuesit e energjisë elektrike garantuan që bizneset më të vogla nuk do të duhet të paguajnë më shumë se 28 cent për kilovat orë, mesatarisht në vitin 2023”, tha Le Maire pas takimit me furnizuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike.

Kufiri zbatohet për kompanitë me më pak se dhjetë punonjës dhe një xhiro vjetore prej më pak se 2 milionë euro (2.1 milionë dollarë), nëse ata rinovojnë kontratën e tyre të energjisë elektrike, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

“Kjo prek rreth 600 000 nga 2.1 milionë kompani mikro në vend”, tha Le Maire.

Marrëveshja vjen pasi qeveria franceze ushtroi presion mbi furnizuesit e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like