FRANCË – Kompanitë e aviacionit angazhohen për të arritur objektivat e BE-së për klimën

by admin
Spread the love

TULUZË, 4 shkurt /ATSH-DPA/-Mbi 40 vende dhe disa kompani janë angazhuar për të arritur objektivat e BE-së për klimën.

Deklarata e Tuluzës përfshin, ndër të tjera, objektivin e BE-së për të reduktuar emetimet neto të gazeve serrë deri në vitin 2050.

Sipas deklaratës, industria e aviacionit duhet ta arrijë këtë përmes teknologjive të përmirësuara, karburanteve të qëndrueshme dhe subvencioneve për inovacione miqësore ndaj mjedisit.

Kompanitë përfshijnë prodhuesit e avionëve, korporatat energjetike dhe prodhuesit e karburanteve alternative, njoftoi Presidenca e Këshillit Francez të premten.

Franca ka aktualisht presidencën e rradhës të BE-së.

Shoqata evropiane e aeroporteve ACI tha se deklarata hap rrugën për hapa konkretë në të ardhmen.

Sipas ACI, gati 150 organizata, kompani ose aktorë të tjerë të industrisë kanë nënshkruar deklaratën. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like