FRANCË – “Interpol”: Mbi 1 700 persona të arrestuar gjatë bastisjeve në Azi

by admin
Spread the love

PARIS, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 1 700 persona u arrestuan në 10 vende aziatike gjatë një operacioni të gjerë kundër kontrabandës së paligjshme të armëve të zjarrit, njoftoi sot organizata ndërkombëtare e policisë “Interpol”, në Lion.

Më shumë se 700 armë u konfiskuan në operacionin e parë të forcës në Azi, të quajtur “Operacioni Trigger-Salvo II”, si dhe më shumë se 45 000 fishekë municionesh.

Operacioni i kryer midis 13 dhe 24 nëntorit, synonte të pengonte lëvizjen ndërkufitare të armëve të zjarrit dhe të përcaktonte lidhjet midis grupeve të organizuara kriminale transnacionale, trafikut të armëve të zjarrit dhe terroristëve.

“Në Azinë Qendrore, Jugore dhe Lindore, armët e vogla janë bërë normë për njësi të tilla, pasi ato janë të lira dhe të lehta për t’u fshehur, transportuar dhe aksesuar”, tha “Interpol”.

Kjo u dëshmua në Pakistan, ku u gjetën disa qindra armë zjarri dhe municione, kryesisht në provincat në kufi me Afganistanin.

“Kjo çoi në 614 arrestime, hetime të reja dhe njohuri më të mëdha në rrugët e përdorura nga kamionët nga Afganistani për të transportuar armë zjarri dhe municione në Pakistan”, tha “Interpol”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like