FRANCË – Gjykata e Auditorëve kritikon përshkallëzimin e borxhit publik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PARIS, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Gjykata e Auditorëve të Francës ka kritikuar përshkallëzimin e borxhit publik të akumuluar nga vendi gjatë pandemisë deri më tani dhe ka bërë thirrje për një ristrukturim të fuqishëm të financave publike.

Së bashku me Italinë, Belgjikën dhe Spanjën, Franca është një nga vendet e Eurogrupit, financat publike të së cilës janë ndikuar negativisht nga kriza e koronavirusit, tha Gjykata e Auditorëve në raportin e saj vjetor të botuar të mërkurën.

Me një borxh kombëtar prej rreth 113%, problemet strukturore janë rritur në Francë pavarësisht rimëkëmbjes së fortë të ekonomisë së fundmi, thuhet në raport.

Planet e qeverisë franceze rrezikuan të krijonin një divergjencë edhe më të madhe midis Francës dhe Gjermanisë, ku kontrollet e borxhit të pezulluara gjatë pandemisë do të kthehen në fuqi nga viti 2023, sipas raportit.

Gjykata e Auditorëve kritikoi uljen e mëtejshme të taksave dhe propozoi rritje të shpenzimeve të planifikuara për këtë vit. Për të kufizuar shpenzimet publike gjatë viteve të ardhshme, sipas raportit nevojiteshin urgjentisht disa reforma në fusha të tilla si pensionet, sigurimet shëndetësore, strehimi dhe sigurimi i papunësisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like