Franca, një ambasador vetëm për LGBTQ – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria franceze do të emërojë një ambasador për të promovuar të drejtat LGBTQ në mbarë botën, tha të enjten kryeministrja franceze Elisabeth Borne.

Ambasadori i ri do të koordinojë politikën e ministrisë së jashtme dhe do të veprojë si “zëri i Francës” për të promovuar të drejtat LGBTQ, tha Borne në 40-vjetorin e shfuqizimit nga Franca të një ligji të Luftës së Dytë Botërore që diskriminonte homoseksualët, shkruan AFP.

Ambasadori, i cili do të emërohet deri në fund të vitit, “do të bëjë fushatë kudo për dekriminalizimin e homoseksualitetit dhe transidentitetit”, tha ajo gjatë një vizite në një qendër LGBTQ në Orleans, Franca qendrore.

Borne njoftoi gjithashtu një fond prej tre milionë eurosh për të krijuar 10 qendra të reja LGBTQ për 35 tashmë aktive në Francë, të cilat u krijuan për të ndihmuar popullatën LGBTQ.

Kujtojmë se kjo ndodh në vendin e dy revolucioneve që për një pjesë të mendimit botëror janë famëkëqija, atë Borgjez që ishte dhe themelues ateizmi, si dhe atë seksual në vitet ‘60-të prej nga morri hov çdo lloj devijimi, edhe në parime. /tesheshi.com/

You may also like