Franca ndalon të gjitha demonstratat pro-palestineze – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm i Francës ka ndaluar të gjitha demonstratat pro-palestineze në vend. Përmes një deklarate, ministri Gérald Darmanin urdhëroi shtetasit e huaj që shkelin rregullat që të dëbohen nga vendi.

Lëvizja vjen pasi qeveritë evropiane kanë frikë nga një rritje e antisemitizmit të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas. Franca ka një komunitet hebre me pothuajse 500,000 banorë, më i madhi në Evropë. Komuniteti mysliman i Francës është gjithashtu ndër më të mëdhenjtë në Evropë, rreth 5 milionë.

Ministri Darmanin tha për perfektët rajonalë se shkollat dhe sinagogat hebraike duhet të mbrohen nga policia. Më herët, ai tha për një radio franceze se rreth 100 akte antisemitike ishin regjistruar që nga dita e shtunë.

Shumica përfshinin mbishkrime të tilla si “vdekje hebrenjve” dhe thirrje të shumta kundër Izraelit. Ndërkohë shumë njerëz të përfshirë në incidente janë arrestuar pasi janë kapur me thika në shkolla dhe sinagoga.

Policia franceze tashmë po ruan shtëpitë e deputetëve kryesorë. Presidentit të Asamblesë Kombëtare Yaël Braun-Pivet dhe deputetit Meyer Habib i është ofruar mbrojtje e mëtejshme. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz deklaroi “zero tolerancë” për antisemitizmin./tvklan.al

You may also like