Franca ndalon shitjen e iPhone 12 për shkak të niveleve të larta të rrezatimit të këtyre pajisjeve

by admin
Spread the love

Një agjenci qeveritare franceze ka kërkuar nga gjigjandi i teknologjisë Apple që të tërheqë nga tregu francez iPhone 12 pasi zbuloi se pajisja emëton nivele të larta rrezatimi elektromagnetik.

Agjencia Kombëtare e Frekuencave (ANFR) urdhëroi Appletë implementojë të gjitha mjetet e disponueshme për të korrigjuar shpejt këtë keqfunksionim” ose kompania do të duhet të tërheqë telefonat e shitur tashmë në Francë. Agjencia është përgjegjëse për monitorimin e pajisjeve që funksionojnë me valë dhe ekspozimin e publikut ndaj valëve elektromagnetike.

Jean-Noël Barrot, një ministër francez, shkroi në një postim në rrjetet sociale se valët e emëtuara nga telefoni mund të ndryshojnë në varësi të përditësimeve. “Nivelet e rrezatimit të lëshuar nga telefonat inteligjentë mund të ndryshojnë gjatë një përditësimi të softuerit. Padyshim që iPhone 12 ka tejkaluar kufirin e autorizuar për shkak të një përditësimi të tij. Dhe është një përditësim i thjeshtë që do ta kthejë atë në kufijtë e lejuar,” shkroi ai.

Apple u përgjigj se iPhone 12 ishte në përputhje me të gjitha rregulloret dhe standardet SAR dhe kundërshtoi rezultatet e rishikimit ANFR. Agjencia franceze tha se telefonat analizohen si kur janë afër trupit – në dorën ose xhepin tuaj – dhe kur janë në një distancë prej 5 milimetrash – si në një çantë.

Kufiri i rrezatimit kur telefoni përdoret nga ju është 4 W/kg, por në iPhone 12 ishte 5,74 W/kg, tha agjencia. Megjithatë kufiri i emëtimit në momentin kur telefoni është në ditancë nga përdoruesi nuk ishte i tejkaluar.

Niveli aktual është “më shumë se dhjetë herë më i ulët se niveli në të cilin do të kishte një rrezik për shëndetin“, shkroi Barrot në platformën e mediave sociale X.

You may also like