Franca kërkon përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm

by admin
Spread the love

Franca është e gatshme që të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm. Ka qenë vetë presidenti i federatës franceze të futbollit, Noël Le Graët, që ka dhënë këtë lajm në një intervistë për “Le Parisien”.

Federata transalpine është e gatshme që të kërkojë në mënyrë simbolike përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor në Katar, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Nuk kam biseduar akoma me federatat e tjera, nëse janë dakord me përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm. Ky është impulsi im i parë. Zakonisht besoj se sporti i afron njerëzit dhe largon tensionet.

Por kjo është e tepërt. Dhe bota e sportit dhe futbolli në veçanti nuk mund të qëndrojë neutral. Sigurisht që nuk do të jem kundër përjashtimit të Rusisë”, ka thënë Noël Le Graët. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like