Franca burgos kilenin për vrasjen e të dashurës japoneze, pa u gjetur trupi

by admin
Spread the love

Gjykata e apelit ka mbrojtur sot dënimin me burg të një kileni për vrasjen me paramendim të ish-të dashurës së tij japoneze në vitin 2016.

Megjithse trupi i viktimës nuk është gjetur kurrë, një gjykatë më e ulët kishte dënuar në prill Nicolas Zepeda me 28 vjet burg për vrasjen e Narumi Kurosaki, asokohe 21 vjeçe, ngjarje e ndodhur në 2016 në qytetin lindor francez Besancon.

“Jeni fajtor për vrasje me paramendim,” tha dje gjykatësi Francois Arnaud duke konfirmuar dënimin ndaj 33-vjeçarit.

Avokatët e Zepeda thanë se kanë dhe një tjetër mundësi apelimi, teksa i dënuari pretendon se është i pafajshëm.

Gjatë gjyqit Zepeda, i cili flet shumë mirë frëngjisht, shpesh nuk arrinte të shpjegonte detaje të cështjes, duke lënë të kuptohej se kishte gënjyer.

Prindërit e tij në gjykatë mbështesnin pafajësinë e të birit.

Trupi i viktimës Kurosaki nuk është gjetur kurrë por prokurorët thonë se janë të gjitha provat që tregojnë se ai është vrasësi me paramendimi studentes me bursë nga Japonia.

Pasi të ketë vuajtur dënimin, Zepeda do të ndalohet të kthehet në territorin e Francës.

E ndjera Kurosaki kishte ardhur në Besancon verën e 2016 për të mësuar frëngjisht por për herë të fundit ajo u pa më 4 dhjetor.

Një muaj më parë ajo ishte ndarë me Zepeda, dhe ai ishte personi i fundit që e pa të gjallë.

Vrasësi Zepeda kishte ardhur në Francë nga Kili në të njëjtin vit. Prokuroria tha se ai ka vrarë Narumi duke e mbytur dhe më pas ka hedhur trupin në lumin Doubs.

Përveç mbrojtjes së dënimit të mëparshëm Zepeda u urdhërua të paguajë 220,000 euro familjes së Kurosaki.