Fraksione dhe lëvizje të reja në skenën politike, ndarjet kryesisht te partitë në pushtet! Sa do të reflektojnë në vota

by admin
Spread the love

Fraksione dhe lëvizje të reja në skenën politike. Tashmë Grupi i zjarrit u zyrtarisht u deklarua se do të funksionojë si fraksion brenda BDi-së. Nga ana tjetër Maksim Dimitrievski i LSDM-së për në shtator ose tetor ka paralajmëruar promovimin e subjektit të tij të ri politik që do të jetë lëvizje qytetare “Për qytetarët tanë”. Diçka të tillë në emisionin 10 minuta të TV21 ditë me parë paralajmëroi edhe ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Por si do reflektojnë këto lëvizje në trupin votues. Sipas analistit Besim Nebiu, situata mes LSDM-së dhe BDI-së është e ndryshme. Shpjegon se trupi votues i LSDM pakënaqësitë e tyre i shprehën qysh në zgjedhjet lokale të 2021 kur kjo parti humbi një numër të konsiderueshëm të komunave. Sipas tij, subjektet e reja që dalin nga kjo parti e ndajnë edhe më shumë votën drejt kësaj partie, ndërsa si pasojë LSDM mund të dobësohet.

“Partitë e reja që dalin nga struktura dhe segment të ndryshëm të asocuar me partinë LSDM do t’i kisha analizuar në këtë rrafsh, pra vota të cilët janë trup votues ose target votues i LSDM-së dhe të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen e LSDM-së. Të dy zotërinjtë edhe Dimitrov dhe Dimitrievski janë ish- eksponent të politikave të Lidhjes sociale demokrate. Pra kjo nuk ka se si mos të ketë rrezik në saldon elektorale të LSDM-së”, tha Besim Nebiu, analist.

Situata me trupin votues të BDI-së sipas Nebiut është diçka tjetër. Sipas tij tani në BDI ka luftë për mbijetesë, se kush do ta merr trupin votues, strukturat formale apo fraksion i BDI-së, ndryshe Grupi i zjarrit.

“Natyrisht se edhe kjo do të ketë ndikim në bilancin elektoral të BDI-së duke marrë parasysh se faktin se fraksioni ka një mbështetje relativisht të konsiderueshme, sa është kjo e madhe natyrisht mund të tregojnë tani për tani anketat e më tutje edhe zgjedhjet atëherë kur do të mbahen”, deklaroi Besim Nebiu, analist.

Në zgjedhjet e ardhshme politike analisti politik Nebiu pret që të ketë ndryshime në skenën politike

“Besoj se do të ketë rikomponim, rikompozicion partiak dhe sipas meje në kampin politik shqiptar do të krijohen me tepër parti, nuk do të ketë një parti dominante ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit, sidomos në qoftë se fraksioni i BDI-së arrit që të konsolidohet dhe të marr një pjesë të madhe të barrës politike dhe të kemi një situatë e cila do të jetë multipolare”, tha Besim Nebiu, analist.

Nebiu pret që sipas situatës LSDM të krijojë koalicion parazgjedhorë më partitë shqiptare sepse e ka të nevojshme që të qëndrojë në skenën politike. Zgjedhjet e rregullta parlamentare pritet që të mbahen në vitin 2024, ndonëse opozita maqedonase insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

You may also like