Fqinjët shqiptarë sherr për tymin në Itali, njëri prej tyre… – Shqip

by admin
Spread the love

Një shqiptar ka përfunduar i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me një bashkatdhetar tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa mësohet se autori është vendosur në pranga.

Të dy shqiptarët janë të moshës 40 vjeçare dhe fqinj me njëri tjetrin. Fillimisht mes të dyve kanë patur një debat të fortë me fjalë. Por zërat janë nxehur aq shumë saqë kanë shkuar deri në përdorimin e thikës.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se njëri prej tyre po digjte disa shkurre në oborrin pranë shtëpisë, por tymi ka shkuar në shtëpinë e tjetrit. Ky i fundit është irrituar shumë nga ajo që ka ndodhur.

Ai i ka kërkuar që të fikte zjarrin. Por bashkatdhetari nuk ka reaguar. Si rezultat kanë përfunduar duke sharë njëri-tjetrin. Në fund ia lanë radhën veprimit.

Një prej tyre e goditi tjetrin me thikë në shpatull. Familjarët e të plagosurit lajmëruan menjëherë urgjencën. Ndërsa policia ndërhyri dhe arrestoi autorin. Ky i fundit akuzohet për tentativë vrasjeje.

Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën pasi asnjë organ vital nuk iu prek nga goditja me thikë.

Mediat italiane nuk i kanë bërë të ditura emrat e shqiptarëve./tvklan.al

You may also like