FOTO+VIDEO/ FANTASTIKE!!! Pas triumfit ndaj kancerit, Sebastian HALLER rikthehet në stërvitje me Dortmund – Shqip

by admin
Spread the love

Një lajm fantastik ka dalë dje nga Gjermania teksa Sebastian Haller është rikthyer në stërvitje me Borussia Dortmund. Sulmuesit iu desh të përballej me betejnë më të ashpër t ëjetës së tij teksa u diagnostikua me kancer në testikuj vitin e shkuar. Pas operacionit në nëntor, Haller u lirua totalisht nga sëmundja e rëndë duke fituar kështu një betejë tjetër të jetës së tij.

Ditën e djeshme ai ka nisur zyrtarisht stërvitjen në palestër me gjermanët ku do të rrisë intensitetin gradualisht për t’u rikthyer edhe njëherë të bëjë atë që dashuron më së shumti, të luajë futboll. Shpresojmë ta shohim sa më shpejt në fushën e lojës dhe të shijojmë edhe një herë golat e tij.

You may also like