FOTOT/ Vjehrri merr pushkën dhe qëllon dhëndrin në Greqi! Viktima, baba i dy fëmijëve të mitur

by admin
Spread the love

Një vrasje brutale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Agia Varvara të Greqisë, ku një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar për vdekje dhëndrin e tij 57-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur.

Sipas asaj që raporton media greke Protothema.gr, para të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në tragjedi.

Pas vrasjes, një i afërm i autorit, i cili mësohet se është punonjës policie, ka njoftuar policinë

Ata gjetën të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin, me profesion mjek .

Ata janë një familje e mirë. Nuk kishim dëgjuar që kishte ndodhur gjë”, tha një e afërme viktimës.