Fotot nga paparazzi/ Alban Hoxha “braktis” futbollin, zgjedh motorin! Portieri larg famës, por lidhja me Çiljetën e kthen në vëmendje

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Alban Hoxha prej vitesh ka preferuar që të qëndrojë larg mediave. Megjithatë, historia e tij e dashurisë me Çiljetën e ka vendosur portierin, gjithnjë në qendër të vëmendjes. Si një natyrë disi më e tërhequr nga fama, ai ka preferuar që vetëm partnerja e tij të zbulojë detaje nga lidhja e tyre.

Edhe daljet e tij publike janë të pakta, duke zgjedhur të jetojë i qetë mes angazhimeve, por edhe familjes. Megjithatë, një copëz nga e përditshmja e tij ka mundur t’ia shkëpusë paparaci ynë.

Ndonëse një ndër sportistët më të mirë të vendit tonë, Albani nuk ka zgjedhur të eci me këmbë apo me biçikletë, por me motor. Nga ana tjetër, ai ka preferuar të jetë i vetëm në këtë moment, ku me gjasa dalja ka qenë për të përmbyllur detyrimet e tij.

alban hoxha1

Daljet e tij në publik me Çiljetën janë të rralla, duke preferuar që në të përditshmen, të shfaqet i vetëm. Nga ana tjetër, edhe vetë këngëtarja zgjedhë që rrallë të flasë për këtë histori të bukur dashurie, që prej vitesh po jetojnë të dy.

Në një rrëfim për familjen e saj ka theksuar se ajo i është përkushtuar më shumë të dashurve të saj, duke lënë mënjanë karrierën.

ciljeta-xhilaga (1)

Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri-tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si të sajin teksa shtoi se në këtë mënyrë ajo jeton me tre burra në shtëpi.

ciljeta-xhilaga-alban-hoxha1

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje, por e dua shumë. Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë rrisk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri.

Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohe, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta.

ciljeta xhilagaciljeta xhilaga1ciljeta xhilaga2ciljeta xhilaga3alban hoxha ciljeta xhilaga2alban hoxha ciljeta xhilaga3alban hoxha ciljeta xhilaga1ciljeta-xhilaga6ciljeta-xhilagaciljeta-xhilaga1ciljeta-xhilaga2ciljeta-alban1ciljeta-alban-hoxha

You may also like