Fotot/ Finlanda dhe Suedia pushtohen nga akulli, temperaturat shënojnë -41 gradë C

by admin
Spread the love

Finlanda dhe Suedia kanë regjistruar temperaturat më të ftohta të dimrit deri më tani me termometrat që kanë rënë në minus 40C ose më poshtë.

Sipas mediave të huaja, temperatura ra në minus 41.6C në Nikkaluokta, një fshat i vogël në veri të Suedisë, të martën, tha transmetuesi publik suedez SVT.

Disa zona të tjera të të njëjtit rajon kanë shënuar minus 30C, sipas Institutit Suedez Meteorologjik dhe Hidrologjik.

Meteorologu i SVT, Nils Holmqvist tha: Është temperatura më e ftohtë që kemi pasur deri më tani këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mot mjaft i ftohtë në veri.

Temperatura që kanë sjellë edhe ngrica kanë shkaktuar probleme thelbësore për udhëtimin e trenave në veri, thanë ndër të tjera operatorët hekurudhor suedez.

Në Finlandën fqinje, temperatura më e ulët deri më tani u regjistrua në qytetin veriperëndimor të Ylivieska, ku temperatura ra në minus 37.8C herët të martën.

Ajo ra në më pak se minus 30C në pjesë të rajonit të Laplandës Arktike.

Ndërsa në Norvegjinë jugore, një pjesë e autostradës E18 u mbyll për shkak të motit, tha policia në X.