Fotoja që çmendi rrjetin, Maradona në tribunë gjatë sfidës Itali-Argjentinë

by admin
Spread the love

Në orët e fundit një foto e tribunës gjatë sfidës Itali-Argjentinë në “Wembley” në turneun “Finalissima” është bërë virale.

Në foto, shumë tifozë kanë dalluar një person që ngjason si Diego Armando Maradona, që po sheh ndeshjen.

Sara Aribó, një fotografe profesioniste ka bërë një foto bardhezi të Messi dhe në sfond ndodheshin tifozët. Por tifozët kanë dalluar një person me kapele mes publikut që ngjason shumë me Maradonën.

TyC Sports ka ripublikuar foton ku duket qartë një portret që ngjason vërtetë me atë të Maradonës. / Oversport.tv

You may also like