Foto/ Tym dhe zjarr mbi Liban, mbrojtja e vendit: Shkaktare bombardimet izraelite

by admin
Spread the love

Një zjarr i madh është vënë re mbi Liban mbrëmjen e sotme, ndërsa mbrojtja civile libaneze deklaroi se ishte shkaktuar nga bombardimet izraelite.

Imazhet tregojnë flakët masive, të cilat janë të konsiderueshme. Në atë zonë Izraeli dhe grupi militant Hezbollah i Libanit kanë shkëmbyer sulme çdo ditë përgjatë kufirit.

Zjarrfikësit në Liban kanë luftuar me zjarret në një zonë pyjore, ndërsa ende situata vijon të mbetet e rëndë me flakët që vijojnë prej orësh.

Ndërkohë Gaza vijon të preket nga sulmet e ushtrisë Izraelite, që po vijojnë prej 7 tetorit. Më i fundit ndodhi në kampin e refugjatëve Jabalia, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.

Autoritetet në bilancin paraprak të bërë kanë deklaruar se 20 shtëpi u shkatërruan plotësisht nga bombardimet izraelite që synonin një kamp refugjatësh me popullsi të dendur.


Top Channel

You may also like