FOTO/ Tjetër dron në shtëpinë e Big Brother, të gjithë në mbështetje të Luizit

by admin
Spread the love

Publiku shqiptar vazhdon mbështetjen e madhe për këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Në të gjitha rrjetet sociale, shohim dhjetra postime të mbështetësve të Luizit, i cili po kalon një moment të vështirë brenda shtëpisë.

Së fundmi, për Luizin është ngritur një parashutë, që mban një mesazh shumë të fortë, por produksioni e ka ndaluar që banorët të shohin. Atyre u është dhënë një komunikim se duhet të mbyllen në dhomën e gjumit, pasi po vjen një parashutë.

Nuk dihet nëse Luizi e ka marrë mesazhin për mbështetjen e madhe, por produksioni nuk është hera e parë që e luan këtë gjë.

Edhe ditën e djeshme, Luizit iu ndalua qëndrimi në oborr, për të parë dronin që i kishin dërguar. Kujtojmë se këngëtari është në nominim për ditën e shtunë dhe rrezikon largimin, nëse mbështetësit nuk e votojnë.

You may also like