Foto/ Shpendët goditën motorin e tij, avioni me pasagjerë përfshihet nga flakët në fluturim

by admin
Spread the love

Një aeroplan me pasagjerë ka marrë flakë në fluturim, pasi motori i tij u godit nga disa shpendë.

Fluturimi i American Airlines Boeing 737 nga Aeroporti Ndërkombëtar John Glenn Columbus në Ohio, SHBA u nis rreth orës 7:43 të mëngjesit. Pas 40 minutash motori i aeroplanit mori flakë.

Sipas raporteve paraprake, një tufë shpendësh po fluturonin dhe u përplasën me motorin, duke shkaktuar zjarr. Pilotët u detyruan të ulnin menjëherë aeroplanin.

Pasagjerët u kthyen në tokë në orën 8:22 të mëngjesit, pasi pilotët u kthyen sërish në vendin e nisjes së tyre.

Nuk raportohet për të lënduar, sipas autoriteteve. Sipas pasagjerëve zhurma e motorëve ishte shumë frikësuese.

Incidenti vjen tre ditë pasi një zjarr shpërtheu pak para nisjes në një aeroplan Airbus 321 nga aeroporti Charlotte Douglas në Karolinën e Veriut.


Top Channel

You may also like