FOTO/ Formacioni i mundshëm! A do të luaj Ismajli dhe Asllani? Ja si pritet që të rreshtohet kuqezinjtë përballë Moldavisë…

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e djeshme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet sot në stadiumin ‘Zimbru’.

Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.

Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe duken më të karikuar se kurrë.

Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

FORMACIONI- Teksa zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore, “Panorama Sport” mëson se nuk do të ketë ndryshime në formacion nga Silvinjo. Trajneri do ta nisë në portë me Etrit Berishën, ndërsa Ardian Ismajli do të kthehet në qendër të mbrojtjes, pasi me Çekinë nuk ia doli dot për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Ajeti.

Ndërkohë krahas tij do të jetë Gjimshiti dhe anësorë do të vendosen Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin e para tyre Nedim Bajrami.

Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi Asani, Seferi dhe Cikalleshi në majë do të formojnë këtë repart.

Ndërkaq, në dispozicion Silvinjo do të ketë një stol luksi, me tre lojtarë që luajnë në Spanjë, Uzuni, Bare dhe Balliu. Muçi, Muja dhe Daku po ashtu alternativa që japin garanci. Të gatshëm do të jenë edhe Strakosha, Kastrati, Mersinaj, Veseli, Laçi, Gjasula dhe Muçolli.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

You may also like