Foto dhe autografe, Inter Miami feston Topin e tetë të Artë të Messit

by admin
Spread the love

Pas një nate tjetër magjike të jetës së tij, Lionel Messi tashmë është kthyer në Florida.

Kampioni argjentinas, i cili dje mori Topin e Artë 2023 në Paris (i teti i karrierës së tij të pabesueshme), fluturoi menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara për të rifilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Inter Miami, pa dyshim, e ka festuar suksesin e numrit 10, i cili u prit ngrohtësisht nga shokët e tij, stafi teknik dhe drejtuesit (kujtojmë që bashkëpronari David Beckham i dhuroi dje çmimin e lakmuar).  Për të nderuar Messin, u krijua korridori i famshëm i futbollistëve dhe u bënë foto të shumta me një karton në formën e numrit 8, e gjitha në ar, me autografet e pjesëtarëve të skuadrës. Shumë buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe përqafime për futbollistin më të mirë në botë./ Super Sport



Top Channel

You may also like