FOTO/ Arsenal, Napoli, Barcelona, PSG dhe Bayern janë kampionët e dimrit, shihni renditjet e plota në pesë ligat kryesore – Shqip

by admin
Spread the love

Viti futbollistik 2022 ka mbaruar, të paktën për pesë ligat kryesore të Europës. Një gjysmë sezoni plot emocione dhe spektakël që garanton ky sport i bukur. Kampionët e dimrit janë shpallur dhe në ligën më të fortë në botë, Premier League, Arsenal është kryesuese me plot 7 pikë diferencë nga Manchester City me 36 pikë. Këtë sezon, gara në Angli është mjaft emocionuese me Arsenal, Neëcastle apo edhe Brighton që po surprizojnë me rezultatet pozitive.

Në La Liga gjigantët Barcelona dhe Real Madrid nuk kanë rival tjetër veç njëra-tjetrës teksa ndajnë vendin e parë me 38 pikë të dyja. Katalanasit kryesojnë përshkak të golavarazhit më të mirë.

Në Serie A Napoli ka marrë arratinë me 7 pikë diferencë nga kampionët aktual, Milani. Jugorët po dhurojnë një futboll atraktiv dhe sulmues duke kënaqur shikuesit, jo vetëm tifozët e saj. Milani, Juvnetus dhe Inter po garojnë ngushtë për vendin e dytë.

Në Gjermani dhe Francë avazai është i njëjtë. Bayern dhe PSG kryesojnë si zakonisht. Të përbashkët kanë edhe vendet e dyta që mbahen nga dy surpriza, Freiburg dhe Lens që po zhvillojnë një sezon tejet pozitiv.

Premier League:

La Liga:

Serie A:

Bundesligja:

Ligue 1:

You may also like