FOTO/ Andi e quajti “posesive”, Jasmina i kundërpëgjigjet ish-partnerit të saj

by admin
Spread the love

Andi Artani është një ndër personazhet më të komentuar të sezonit të dytë të “Për’puthen”, i cili së fundmi është bërë pjesë e “BBV Kosova”. Gjatë një bisede me banorët, ai i është rikthyer historisë së tij me Jasminën, që nisi pikërisht në “Për’puthen”.

“Ka qenë dobësuar pasi u ndamë, u bë keq. Unë jam shumë njeri i kuptueshëm, por ajo edhe në shoqëri ka qenë shumë. Ua merrte frymën shoqeve të veta, lëre mua që më ka parë në një mënyrë tjetër.

Posesive”- u shpreh Andi, i cili nxiti shumë komente në faqen zyrtare të “BBV”. Pikërisht përmes komenteve ka reaguar edhe Jasmina, e cila ka ndarë disa prej tyre në Instastory, ku tregon se iu ka bërë edhe “like.”

Kujtojmë se Andi dhe Jasmina janë ndër ‘çiftet’ më të komentuara të Për’puthen 2 të cilët u deklaruan duke dale së bashku nga programi.

You may also like