Foto/ 6 dhoma gjumi, 5 dhoma pritjeje…, legjenda e Chelsea-t nxjerr në shitje vilën e tij, ja sa kushton

by admin
Spread the love

Legjenda e Premier League-s, Didier Drogba, ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij me gjashtë dhoma gjumi, me sipërfae totale të truallit rreth 11 000 metra katrorë, që ndodhet në Surrey.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Chelsea-t, Drogba numëron 381 paraqitje me “Blutë” në dy periudha të ndryshme dhe shënoi 164 gola. Ai fitoi Premier League-n në katër raste, si dhe Championsin, katër FA Cup dhe tre League Cup.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë e mbajti vilën e tij pranë qendrës stërvitore të Chelsea-t (Cobham) edhe pas përfundimit të aventurës së tij të dytë në Londër (2015).

Por tani 44-vjeçari dëshiron ta shesë pronën e tij, e cila përfshin gjashtë dhoma gjumi, shtatë banja, pesë dhoma pritjeje, një kompleks argëtimi dhe një pishinë të madhe.

    


Top Channel

You may also like