Foshnja 14-muajshe nga Maqedonia e Veriut ka mundur të shpëtohej: Tani po hetohet edhe ish-kryebashkiaku

by admin
Spread the love

Një aksident vdekjeprurës që mund të parandalohej: Ky ishte përfundimi i Prokurorisë Publike të Bolzanos në kuadër të hetimeve për vdekjen e foshnjës 14 muajshe, e cila ra 10 metra nga ballkoni i një apartamenti në Waidbruck të Italkisë, informon portali Shtegu. Ngjarja ndodhi një vit më parë dhe foshnja vdiq të nesërmen, pasi nuk u mbijetoi plagëve të rënda. Prokuroria publike tani po heton 4 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e komunës.

Siç u bë e njohur atëbotë, pak para orës 19.00 të së premtes, një foshnjë 14-muajshe kishte rënë nga ballkoni i një apartamenti të bashkisë.

Ballkoni ndodhet në pjesën e prapme të bashkisë së qytetit në katin e katërt, siç njoftoi komandanti i brigadës vullnetare të zjarrit Waidbruck, Lukas Gröber.

Tani prokurori publik kërkon të ngrejë akuza kundër 4 personave – për vrasje nga pakujdesia.

You may also like