Forum socio-ekologjik: Tranzicioni i energjisë të sigurojë mbrojtje të mjedisit të jetesës, por edhe drejtësinë sociale

by admin
Spread the love

Me panelin me temë “Demokracia energjetike në qytetet dhe komunitetet tona”, filloi Forumi i tretë për transformim socio-ekologjik i cili po mbahet sot në Shkup. Pjesëmarrësit bisedojnë  për mundësitë, por edhe për sfidat që janë pasojë e kalimit nga një sistem energjitik konvencional në një sistem energjik të pastër.

Në fjalimet hyrëse të Forumit u theksua se tranzicioni energjetik duhet të sigurojë mbrojtjen e mjedisit të jetesës, por edhe drejtësinë sociale.

Razmena Cekiq Duroviq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë tha se shteti ynë është palë kontraktuese me Komunitetin Evropian të Energjisë dhe në këtë periudhe e ka miratuar Udhërrëfyesin për një tranzicion të drejtë energjetik dhe ka marrë vendim për krijimin e një Këshilli për një tranzicion të drejtë energjetik.

Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër, tha se është krenar që Komuna Qendër e bart frymën e inovacionit dhe zbatimit të teknologjive më efikase dhe se me iniciativën e tij themeloi “Energia Qendër”, ndërmarrje e cila do të sjellë përfitim të madh për shumë gjenerata pas nesh, dhe me të do ta promovojë Komunën Qendër si komuna e parë e pavarur energjetike në shtet.

 

Drejtori i Institutit për Demokraci Sociale Progres, Sasho Dodovski theksoi se në dy vitet e fundit, me organizimin e dy forumeve socio-ekologjike, është bërë një hap serioz përpara sepse në një vend mblidhen ekspertë që jep  kontribut maksimal ndaj kontributit për transformim socio-ekologjik.

Zëvendëskryetarja e Komunës Jastrebarsko të Republikës së Kroacisë, ndërkaq, foli për    shembujt pozitivë në komunën e saj me të cilat kursehet energjia elektrike dhe në këtë mënyrë reduktohen emetimet e karbonit. Ajo theksoi se në Jastrebarsko është instaluar një sistem i ri i zgjuar për ndriçimi rrugor, i cili është bërë nga burime të ripërtëritshme të energjisë, me të cilin bëhen kursime dhe zvogëlohet ndotja e mjedisit të jetesës.

Jonas Anderson nga Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme” potencoi se tranzicioni socio-ekologjik paraqet një sfidë me të cilën përballemi të gjithë dhe theksoi se askush nga ne nuk mund të bëjë gjithçka, por të gjithë mund të kemi një pjesë, sepse tranzicioni klimatik është sfida më e rëndësishme e jona dhe gjeneratave të ardhshe.

MARKETING



You may also like