Formula e zakonshme, Eden Hazard tentohet nga klubi i Premier League

by admin
Spread the love

Eden Hazard mund të rikthehet në Londër, por jo te Chelsea ku ka spikatur dhe i ka kushtuar më pas Real Madrid gati 160 milionë euro për ta transferuar.

“Foot Mercato” raporton se Arsenali ka pasur një takim me përfaqësuesit e sulmuesit belg gjatë kësaj jave dhe po tentojnë ta vënën nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta.

Synimi është që ta huazojnë me të drejtë blerje dhe mes Arsenal dhe Real Madrid ka pasur marrëdhënie të mira vitet fundit, pasi disa lojtarë u janë bashkuar “Topçinjve” me këtë formulë. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. ,  Twitter

You may also like