Formacioni zyrtar/ Ndryshime të shumta, trajneri Sylvinho “përzien” kartat

by admin
Spread the love

Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në “Arenën Kombëtare”, Ishujt Faroe.

Të besuarit e trajnerit Sylvinho tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.

Trajneri Sylvinho ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë. Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt.

Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit.

Formacioni:


Top Channel

You may also like