Formacioni më i mirë i Serisë A dominohet nga Interi, plot 8 futbollistë nga 11

by admin
Spread the love

Seria A ka mbyllur 29 javë dhe pas dy javësh pushim, do të rikthehet për sprintin final, teksa titulli kampion ka marrë drejtimin për në Milanon zikaltër, me Interin që ka 14 pikë më shumë se Milani në krye të renditjes.

Zikaltrit kanë dominuar totalisht, sidomos në pjesën e parë të vitit 2024, kur falë rezultateve fantastike, kanë krijuar edhe distancën në krye, teksa edhe formacioni më i mirë i 29 javëve të para, dominohet pikërisht nga djemtë e Simone Inzaghit.

Në 11-shen më të mirë janë përzgjedhur plot 8 futbollistë të Interit dhe tre të tjerat janë portieri Carnesecchi i Atalantës, mbrojtësi Buongiorno i Torinos dhe sulmuesi Paulo Dybala i Romës, të cilët kanë qenë vendimtarë në ecurinë e skuadrave përkatëse.

Formacioni më i mirë pas 29 javëve, sipas TuttomercatoWeb…
6,36 CARNESECCHI (Atalanta)
6,30 DUMFRIES (Inter)
6,41 BASTONI (Inter)
6,50 BUONGIORNO (Torino)
6,50 DIMARCO (Inter)
6,52 MKHITARYAN (Inter)
6,48 CALHANOGLU (Inter)
6,45 BARELLA (Inter)
6,86 LAUTARO MARTINEZ (Inter)
6,65 THURAM (Inter)
6,63 DYBALA (Roma)

/Shqip


Top Channel

You may also like